Skip to Content

Deklarimi i të ardhurave personale në 2025

3 janar 2025 by
Deklarimi i të ardhurave personale në 2025
Isli - Pivot Enterprise Solutions


Nga viti 2025, lista e individëve të cilët duhet të bëjnë deklarimin e të ardhurave të gjeneruara gjatë vitit 2024 zgjerohet ndjeshëm. Kjo për shkak të ndryshimeve në pragjet dhe kushtet e reja të vendosura për deklarimin individual të të ardhurave (DIVA).


Kush duhet të deklarojë të ardhurat?


1. Individët me të ardhura bruto vjetore mbi 1,200,000 ALL: 

 Kjo përkthehet në një pagë bruto mujore prej 100,000 lekë, ose një pagë neto prej 79,700 lekë. Çdo individ që merr një pagë mujore neto prej 79,700 lekë ose më shumë duhet të dorëzojë deklaratën DIVA.


2. Individët me të ardhura që i nenshtrohen tatimit në burim mbi 50,000 lekë:

 Mund të përfitojnë nga lehtësirat tatimore nëse përmbushin kushtet ligjore.
Këto përshijnë:

  • 💰 Interesa dhe pagesa të ngjashme
  • ✍️ Të ardhura nga të drejta autori ose pronësi intelektuale
  • 🛠️ Shërime teknike, konsulence, sigurimi, financiare, etj.
  • 🧑‍💼 Pjesëmarrje në këshilla drejtuese
  • 🏗️ Pagesa për instalim, ndërtim, mbikëqyrje
  • 🏠 Pagesa për qira
  • 🎭 Pagesa për shfaqje të aktorëve, muzikantëve ose sportistëve
  • 🎲 Të ardhurat nga lojërat e fatit dhe kazinotë

3. Individët me të ardhura nga jashtë vendit: 

Çdo individ që ka gjeneruar të ardhura nga burime jashtë vendit duhet të deklarojë ato, pavarësisht nëse janë tatuar më parë në vendin në të cilin janë gjeneruar.


4. Individë të punësuar në më shumë se një subjekt gjatë një viti: 

Çdo individ që ka qenë i dypunësuar, ose kanë ndryshuar punë gjatë vitit, duhet të dorëzojë DIVA.


Për deklaratën e te ardhurave te vitit 2025, do te njihen si shpenzime të zbritshme:

  • 📚 Shpenzimet për arsimin e fëmijëve deri në vlerën 100,000 lekë (publik).
  • 👶 48,000 lekë për çdo fëmijë që kërkohet në ngarkim. Vetëm njërit prej prindërve i lind e drejta për të përfituar këto zbritje, dhe të gjitha shpenzimet duhet të dokumentohen me faturat dhe kontratat përkatëse.
  • 🛡️ Kontributet në pensionet private janë gjithashtu të zbritshme, deri në një vlerë maksimale të barabartë me pagën minimale mujore.


Afatet kohore dhe penalitetet:

🗓️ Afati për dorëzimin e deklaratës është deri më 31 Mars. Mosrespektimi i këtij afati do të sjellë një penalitet prej 3,000 lekë.


Si mund të ndihmojë Pivot Enterprise Solutions?

Tek Pivot Enterprise Solutions, ju ofrojmë:

  • 🤝 Paguani me pak: Ulni detyrimin për të paguar duke përfituar nga njohja e shpenzimeve të zbritshme dhe trajtimi i çdo kompleksiteti ligjor dhe tatimor..
  • 🗂️ Përgatitje e dokumentacionit: Organizim dhe dorezim i plotë i deklaratës.
  • ⏱️ Dorëzim i saktë dhe në kohë: Shmangni gabimet dhe penalitetet me ndihmën tonë.


Përfundim:

Deklarimi i të ardhurave personale në 2025 është një proces që kërkon përkushtim dhe saktësi. Përfitoni nga shëbrimet tona profesionale për ta kryer saktë dhe me qetësi. Rezervo nje takim tani ne linkun me poshte: eFillingeAlbania. Take advantage of our professional services to complete it efficiently and stress-free. Book an appointment now using the link below:


 https://pivot-enterprise.odoo.com/appointment/1



in News