Vetëm 15 vite më parë, ekonomisti apo kontabilisti shihej kryesisht si personi i numrave: ai që regjistronte faturat, përgatiste deklaratat tatimore dhe siguronte që kompania të ishte “në rregull me ligjin”.
Ishte një rol teknik, i lidhur më shumë me detyrimet ligjore sesa me zhvillimin e biznesit.
Sot, ky rol ka ndryshuar krejtësisht. Ekonomisti nuk është më “mbajtës llogarish”, por është bërë partner strategjik i sipërmarrësit.
Klima e biznesit ka ndryshuar
Në të kaluarën, një biznes mund të mbështetej vetëm tek një kontakt apo disa klientë besnikë. Por sot realiteti është tjetër:
- Kontaktet krijohen lehtësisht përmes teknologjisë dhe rrjeteve sociale
- Konkurrenca është shumë më e fortë dhe klienti ka më shumë zgjedhje
- Çdo gjë është më transparente dhe e aksesueshme
Në këtë klimë të re, suksesi nuk përcaktohet nga kontaktet, por tek marrja e vendimeve në kohë duke u bazuar në raporte të qarta financiare.
Roli i financës në vendimmarrje
Departamenti i financës është sot qendra e kontrollit të biznesit. Ai ofron qartësi, parashikim dhe siguri për çdo vendim që merret.
- Jep pamje të qartë dhe në kohë reale mbi performancën
- Ndihmon të planifikohen kostot dhe investimet
- Siguron që çdo hap të bazohet mbi të dhëna të sakta
Bizneset që shfrytëzojnë fuqinë e kontabilitetit modern krijojnë një avantazh të qëndrueshëm konkurrues.
Teknologjia si katalizator i ndryshimit
Inovacioni teknologjik ka transformuar rolin e financës nga një funksion raportues në një motor të rritjes së biznesit. Në vend që të shërbejë vetëm për të “pasqyruar të kaluarën”, sot financa ofron mjete për të drejtuar të ardhmen.
- Sistemet cloud dhe ERP lejojnë që një biznes të ketë pamje të qartë mbi çdo transaksion në kohë reale. Kjo transparencë i jep sipërmarrësit aftësinë të reagojë shpejt ndaj tregut, të optimizojë çmimet apo të ndryshojë strategjinë e shitjeve.
- Analiza financiare me mjete të avancuara si Power BI apo Tableau nuk tregojnë vetëm sa është shpenzuar, por edhe ku janë mundësitë për rritje. Ato i japin biznesit skenarë konkretë: çfarë ndodh nëse shton një linjë prodhimi, nëse hap një filial të ri apo nëse ndryshon modelin e shërbimit.
- Automatizimi dhe integrimi i proceseve ul kostot operative dhe rrit efikasitetin, duke lënë më shumë burime për inovacion dhe investime të reja.
- Kujtesat dhe sinjalizimet inteligjente sigurojnë që biznesi të mos humbasë afate ligjore, duke e mbajtur të përqendruar tek zgjerimi dhe jo tek problemet administrative.
Çfarë do të thotë kjo për biznesin tuaj?
Roli i ekonomistit nuk është më thjesht përgatitja e deklaratave tatimore. Sot ai është partner i rritjes, që ndihmon biznesin të marrë vendime më të zgjuara, të menaxhojë riskun dhe të projektojë të ardhmen.
Te Pivot, këtë e bëjmë realitet përmes teknologjisë:
- Çdo klient ka një databazë të dedikuar në Odoo
- Akses nga kudo përmes mobile apo web
- Siguri që puna dhe kërkesat po realizohen
- Shmangie e humbjes së afateve ligjore
- Informacion periodik mbi situatën financiare
Pivot është firma inovative që po ndryshon mënyrën si ofrohet kontabiliteti në Shqipëri, duke e kthyer atë nga një shërbim i vjetëruar në një partneritet modern dhe transparent që i jep biznesit tuaj qartësi dhe kontroll real.